Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kryesisht në gjysmën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në skajet juglindore do të ketë kushte për sasi të konsiderueshme. Në mbrëmje reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja dhe me të do të vijojë të pushtojë ajri i ftohtë. Deri në mesditë, në fushën e Danubit do të jetë pothuajse e qetë dhe në vende të tjera do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje rreth 5°; maksimumi do të jetë ndërmjet 9° dhe 14°, në Sofje – rreth 10°.
Në male do të mbajë mot me vranësira. Reshje më të theksuara do të ketë në Rodope dhe Stranxha. Në lartësinë mbi 1300-1400 m reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë mesatare, në zonat e larta dhe të hapura dhe erë e përkohshme e fortë nga lindja. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m – rreth minus 1°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, më të dendura gjatë mesditës në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 16°, kurse uji i detit 16-17°. Eksitimi i detit do të rritet dhe do të jetë 3-4 balle.Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..