Një ngadalësim i inflacionit u raportua për herë të parë pas disa muajsh. Në tetor inflacioni ka qenë 17.6% me bazë vjetore, ndërsa një muaj më parë ishte afër 19%. Si arsye për këtë, Instituti Kombëtar i Statistikave tregon uljen e çmimit të gazit natyror dhe lëndëve djegëse për automobilat.
Megjithatë, çmimi i artikujve ushqimorë bazë vazhdon të rritet. Sa u përket produkteve ushqimore, çmimi i specave është rritur me mbi 9%, ai i qumështit - me 7,6%, sa u përket mallrave jo ushqimore, çmimi i këpucëve është rritur me gati 9%, dhe i veshmbathjeve - me 6%.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..