Në kuadër të konsultimeve me forcat parlamentare në Kuvendin e 48-të Kombëtar, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë, presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të grupit "BSP për Bullgarinë". Në fillim të takimit, kreu i shtetit theksoi se para Kuvendit aktual ka shumë detyra urgjente, ndër të cilat më e rëndësishmja është formimi i një qeverie të rregullt që do të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e vendit. BSP është një parti me tradita dhe përvojë të gjatë në parlamentarizëm dhe në qeverisjen e Bullgarisë dhe mund të jetë shumë e dobishme në situatën komplekse shoqërore dhe politike, theksoi presidenti. Ndër çështjet e diskutuara ishte zhvillimi i dialogut mes partive për formimin e qeverisë brenda këtij parlamenti dhe nëse dhe në çfarë kushtesh e majta do të mbështeste forcat politike që do të merrnin mandat. Ninova theksoi sërish se partia e saj nuk do të mbështesë një mandat GERB-SDS. Sa i përket “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kornelija Ninova vuri në dukje se do të negociojë për formimin e kabinetit sepse me përfaqësuesit e tyre e majta gjen më shumë pika kontakti që lidhen me politikën sociale.
Sipas kryetares së BSP-së, takimet aktuale për formimin e kabinetit do të fillojnë vetëm pas dorëzimit të mandatit të parë, ndaj ajo bëri thirrje që kjo të ndodhë sa më shpejt. Për temën e politikës fiskale, presidenti dhe Ninova shprehën qëndrime të ndryshme. Presidenti theksoi se buxheti duhet të zgjatet, ndërsa sipas Ninovës, politika sociale e përcaktuar në buxhet nuk mund të vazhdojë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së inflacionit.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..