Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detyra më e rëndësishme përpara parlamentit aktual është formimi i qeverisë

Foto: BGNES

Në kuadër të konsultimeve me forcat parlamentare në Kuvendin e 48-të Kombëtar, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë, presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të grupit "BSP për Bullgarinë". Në fillim të takimit, kreu i shtetit theksoi se para Kuvendit aktual ka shumë detyra urgjente, ndër të cilat më e rëndësishmja është formimi i një qeverie të rregullt që do të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e vendit. BSP është një parti me tradita dhe përvojë të gjatë në parlamentarizëm dhe në qeverisjen e Bullgarisë dhe mund të jetë shumë e dobishme në situatën komplekse shoqërore dhe politike, theksoi presidenti. Ndër çështjet e diskutuara ishte zhvillimi i dialogut mes partive për formimin e qeverisë brenda këtij parlamenti dhe nëse dhe në çfarë kushtesh e majta do të mbështeste forcat politike që do të merrnin mandat. Ninova theksoi sërish se partia e saj nuk do të mbështesë një mandat GERB-SDS. Sa i përket “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kornelija Ninova vuri në dukje se do të negociojë për formimin e kabinetit sepse me përfaqësuesit e tyre e majta gjen më shumë pika kontakti që lidhen me politikën sociale.

Sipas kryetares së BSP-së, takimet aktuale për formimin e kabinetit do të fillojnë vetëm pas dorëzimit të mandatit të parë, ndaj ajo bëri thirrje që kjo të ndodhë sa më shpejt. Për temën e politikës fiskale, presidenti dhe Ninova shprehën qëndrime të ndryshme. Presidenti theksoi se buxheti duhet të zgjatet, ndërsa sipas Ninovës, politika sociale e përcaktuar në buxhet nuk mund të vazhdojë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së inflacionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 korrikun

Ditën e martë do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 23°, në Sofje 17°. Maksimumi do të jetë nga 37 në 42°, në kryeqytet 37°. Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi me erë mesatare nga..

botuar më 24-07-15 7.40.MD

PP-DB këmbëngulin për ndryshime legjislative dhe shtyrje të dorëzimit të mandatit të dytë

Në takimin me presidentin Rumen Radev, PP-DB kërkoi shtyrjen e dorëzimit të mandatit të dytë për të kërkuar mbështetje të gjerë publike për ndryshimet e propozuara prej tyre ligjore për luftimin e korrupsionit, njoftoi BTA. Propozimi përmban një..

botuar më 24-07-15 5.51.MD

Pothuajse gjysma e të rinjve në Bullgari votuan për zgjedhjet evropiane

Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, më 9 qershor, votuan rreth 45% e të rinjve në vend, me të drejtë vote. Të dhënat janë nga projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në jetën demokratike” në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore dhe..

botuar më 24-07-15 4.52.MD