Sot në mëngjes nis nata e teatrove. Mesazhi i nismës europiane në vendin tonë është “Për nëntë net në dhjetë”. Programi i tij përfshin mbi 100 shfaqje të zhanreve të ndryshme teatrore në 13 qytete - Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse, Stara Zagora, Bllagoevgrad, Pleven, Shumen, Simitli, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik.
Fillimi simbolik i edicionit të dhjetë të "Natës së Teatrove" u vendos mbrëmë në Plovdiv me shfaqjen më të re të teatrit dramatik të qytetit - "Vampir" nga Anton Strashimirov. Në shumicën e vendeve, nisma do të fillojë sot me shfaqje në mëngjes dhe punëtori për fëmijë. Për herë të parë, Teatri Kombëtar i kryeqytetit "Ivan Vazov" do të ofrojë një program 12-orësh në të gjitha skenat e tij. Opera dhe Baleti i Sofjes do të hapë dyert e saj për një turne në prapaskenë, dhe teatrot arsimore të Akademisë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Filmore, Universitetit të Sofjes dhe Universitetit të Ri Bullgar do të na njohin me produksionet e tyre më të fundit me hyrje falas.
Trienalja Ndërkombëtare e Posterëve të Skenës do të prezantojë disa ekspozita intriguese në Institutin e Kulturës Polake, “Kuadrat 500”, “Galeria 88” dhe Sallën e Mermerit të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Më shumë për iniciativat në Sofje, mund shikoni KËTU.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e festimeve të 85 vjetorit të lindjes së muzikantit dhe kompozitorit të xhazit me famë botërore Milço Leviev, i cili kohë më parë u largua nga ne, një rrugicë e veçantë në Plovdiv do të pagëzohet me emrin e tij. Ndodhet në kodrën e..
Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake (MKHU) në Sofje ka organizuar ekspozitën "Kujtesa për të ardhmen". Me të, muzeu rinovon traditën në fillim të çdo viti të prezantojë disa prej eksponatave më interesante të dhuruara në vitet e mëparshme, një..
„Gjeniu është ai ferment që e bën mushtin të vlojë dhe të bëhet verë." Në çdo pikë vere ka miliona fermente që flluskojnë, ziejnë, vlojnë, shfaqen, por duhet ta dish, biri im, nëse gjejnë kushte për t'u shfaqur. Çdo person ka në vetvete një gjeni..
Me rastin e festimeve të 85 vjetorit të lindjes së muzikantit dhe kompozitorit të xhazit me famë botërore Milço Leviev, i cili kohë më parë u largua..