Përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të avancuar drejt rajonit të pushtuar të Luganskut po vazhdojnë. Të shtunën dhe të dielën, luftimet u zhvilluan rreth 12 vendbanimeve kryesore përgjatë frontit në krahinë, njoftoi komanda ukrainase, e cituar nga UNIAN. Në bregun e majtë të Dnieperit, pushtuesit rusë vazhdojnë të plaçkitin dhe të nxjerrin pajisje industriale dhe prona të plaçkitura civile me goma. Luftimet në Donbas mbeten më të ashprat, ku forcat ruse po përpiqen të përparojnë në Bahmut dhe Avdeevka gjatë gjithë kohës, njoftoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Që nga fillimi i luftës, Rusia ka gjuajtur rreth 4700 raketa në Ukrainë, tha Zelenski. "Qindra qytetet tona u dogjën praktikisht, mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra u deportuan në Rusi. Dhe miliona janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim në vende të tjera," tha Zelenski në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfaqësuesit e së cilës po takohen në ishullin Xherba në Tunizi.
Në 9 muaj luftë, Rusia ka humbur mbi 8000 tanke dhe transportues të blinduar në Ukrainë. Të dhënat u referohen vetëm humbjeve të konfirmuara të pajisjeve, raportoi projekti Oryx. 4927 njësi u shkatërruan, 198 u dëmtuan, 300 u braktisën dhe 2619 u kapën. Humbjet ruse në tanke janë 1504, me 522 të kapur. Sa i përket mjeteve të blinduara, humbjet janë 2466, nga të cilat 798 u kapën.Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë..