Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje rreth 1°. Deri në mesditë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë vranësira nga perëndimi. Në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu në pjesën perëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje – 10°.
Përgjatë Detit të Zi reshjet e shiut do të pushojnë në mëngjes. Temperaturat maksimale do të jenë 12-14°. Temperatura e ujit të detit është 15-16°. Eksitimi i detit do të arrijë deri në 2 ballë.
Në zonat malore do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe erë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 8°, në 2000 m - minus 2°.
Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje në Bullgarinë Lindore.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..