Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov
Foto: BTA

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke argumentuar se ndaj të ngarkuarit me postin e prokurorit të përgjithshëm, në 5 vitet e fundit nuk u vendosë asnjë masë disiplinore, nuk u hetua dhe nga inspektimet e nisura në bazë të raportimeve ndaj tij nuk u konstatuan parregullsi.

"Të jesh i ngarkuar me postin e prokurorit të përgjithshëm në kohërat e errëta politike nuk është punë e vogël. Nuk do të kursej asnjë përpjekje dhe veten time që ta kryej misionin dhe përgjegjësinë për ta udhëhequr prokurorinë në atë mënyrë që të jetë në dobi të shoqërisë”, tha Borisllav Sarafov. Në konceptin e tij  ai e vë theksin mbi kundërvënien e krimit të organizuar, krimeve të korrupsionit dhe atyre të lidhur me traumat e transportit dhe dhunën në familje. Në të njëjtën kohë ai zotohet të mos lejojë që zyra e prokurorisë të shfrytëzohet për qëllime politike.

Deri më tani, në mbështetje të Borisllav Sarafov u paraqitën tre opinione - nga Shoqata "Engjëjt në rrugë", Universiteti i Veliko Tërnovos dhe Organizata Hebraike "Shalom".

Lexoni më shumë mbi temën:





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD
Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD