Ushtria ukrainase ka nisur një operacion për të rimarrë gadishullin Kinburn në bregun e majtë të Dnieper, konfirmuan nga komanda ukrainase dhe administrata e krahinës Nikollaevska, raportoi AFP. Komanda ukrainase nuk dha detaje, përveç se deti i trazuar e favorizon zbarkimin. Autoritetet ruse në Sevastopolin e pushtuar njoftuan se qyteti, i cili është baza kryesore e Flotës së Detit të Zi në Krime, është sulmuar nga dronët ukrainas. Dy prej tyre u qëlluan duke u përpjekur të godasin termocentralin në Balaklava.
Komisioneri Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell hodhi poshtë spekulimet se BE-ja po thyen embargon tregtare kundër Rusisë dhe po eksporton mallra të sanksionuara përmes Turqisë.
Parlamenti Evropian do të votojë për një rezolutë të zbehtë dhe, sipas dokumentit, Rusia nuk përmendet më si një shtet terrorist, por vetëm si një "sponsor i terrorizmit". Socialistët bullgarë do të votojnë kundër, njoftoi para BNR eurodeputeti Petër Vitanov. Kërkesa e Partisë Popullore Evropiane për të përfshirë partinë “Rusia e Bashkuar” të Vladimir Putinit në listën e organizatave terroriste të BE-së është hequr gjithashtu nga versioni i përditësuar. Vetë presidenti rus gjithashtu nuk përmendet në tekst. Nga projekti është hequr edhe klasifikimi i shpërthimeve në depot e municioneve në Bullgari si akt terrorist, por nuk janë hequr të njëjtat shpërthime në Çeki.Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..