Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertët kanë kërkuar dënime më të ashpra për shkelësit në rrugë

Foto: BGNES

2072 persona kanë vdekur në rrugët e Bullgarisë që nga viti 2019, u njoftua në një forum në Sofje të organizuar nga organizata joqeveritare Instituti për Sigurinë Rrugore.

"Bullgarët po vdesin, më shumë se në një konflikt ushtarak. Unë e di që duhet ta ndalojmë këtë luftë," tha prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev. Ekspertët e trafikut kanë kërkuar gjoba më të larta dhe dënime më të ashpra përshoferët që kanë pirë alkool, ose kanë marrë drogë.

Asnjë ministër nuk u shfaq në forum. Sipas kryetarit të Institutit, Bogdan Millçev, ekzekutivi është urdhëruar të mos marrë pjesë për shkak të pjesëmarrjes së prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Millçev bëri thirrje që të ndalet lufta ndërmjet institucioneve dhe të fillohet lufta kundër shkaktuesve të aksidenteve të rënda.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD
Deljan Peevski

DPS nuk do të propozojë një qeveri me mandatin e dytë

DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka..

botuar më 24-07-04 5.32.MD