Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev nuk e pranon dorëheqjen e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Presidenti Rumen Radev
Foto: Presidenca - arkiv

Siguria kombëtare dhe Ministria e Brendshme nuk mund të bëhen peng i ambicieve politike konjukturale afatshkurtra. Kështu ka bërë të ditur në qëndrimin e tij presidenti Rumen Radev. Ai ka theksuar se nuk do ta pranojë dorëheqjen e dorëzuar nga kryesekretari i MPB-së Petër Todorov.

Presidenti vuri në dukje se nuk pranon që kryesekretari i MPJ-së të mbajë tërë përgjegjësinë për problemet e grumbulluara gjatë viteve të kaluara në sistemin e MPJ-së, për zgjidhjen e të cilave ai punon nga emërimi i tij gjatë gushtit të vitit 2021.

Kujtojmë se para disa ditësh, kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov, dha dorëheqje për shkak të një incidentit ë radhës në të cilin një polic u lëndua gjatë ndalimit të migrantëve ilegalë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon festivali ndërkombëtar kinematografik “Cinelibri”

Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin..

botuar më 24-10-10 6.15.PD

Jemi në pritje që në Këshillin e BE-së sot t'i ofrohet Bullgarisë anëtarësim i plotë në Shengen

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, do të diskutohet për situatën e përgjithshme, zhvillimet, kërcënimet dhe ndryshimet e reja në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson së bashku..

botuar më 24-10-10 4.45.PD

Parashikimi i motit për 10 tetorin 2024

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 10°. Vlerat do të jenë pak më të ulëta në lugina, ku dukshmëria paradite do të jetë e zvogëluar. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24 dhe 29°, në kryeqytet deri..

botuar më 24-10-09 7.35.MD