Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”.
Që nga fillimi i armiqësive, centrali ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe është shkëputur nga rrjeti energjetik i Ukrainës më shumë se një herë. Rreth tij vazhdojnë luftimet, gjë që krijon rreziqe aksidenti. Kujtojmë se situata e nxehur rreth termocentralit u bë shkak që Misionii Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës të inspektojë objektin në terren në fillim të shtatorit. Edhe atëherë, ekspertët konstatuan një sërë shkeljesh në komponentët që garantojnë sigurinë bërthamore të centralit dhe kërkuan krijimin e një zone sigurie rreth tij. Sipas kreut të “Rosatom”, agjencia përsëri insistoi në përcaktimin e zonës, por kushtet ruse ishin që Ukraina të ndalonte granatimet dhe të mos përpiqej të rimarrë kontrollin e uzinës. Nga ana e saj, Rusia do të angazhohet të mos vendosë asnjë armë apo forcë sulmuese, vetëm mjete të mbrojtjes fizike dhe monitorimit të objektit.
Ideja e një zone sigurie rreth uzinës mbështetet edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili së fundmi njoftoi se është gati të ndërmjetësojë shkëmbimin e robërve të luftës nëse palët dëshirojnë.
Dje, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 50 robër lufte secila. Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga fillimi i luftës janë raportuar më shumë se 15 mijë persona të zhdukur.Një aeroplan transporti ushtarak bullgar "Spartan" ka fluturuar drejt Turqisë me 20 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ky është fluturimi i radhës i Forcave Ajrore me ekipet e ndihmës pas..
47 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 10 nga një ditë më parë. Mbi 63.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.5% e 2 987 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 1.3% të treguesit të..
Nga data 8 shkurt deri në përfundim të ditës së punës më 15 shkurt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të pranojë dokumentet e partive dhe koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit, njoftoi KQZ...
Të martën , vranësirat mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të zvogëlohen deri me diell. Në lindje mbetet me vranësira, por pothuajse pa reshje...
Shteti bullgar nuk do të tolerojë dhunën ndaj bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ndaj qytetarëve të saj dhe do të përdorë të gjitha..
Burgasi shënoi 145 vjetorin e Çlirimit të qytetit me homazhe dhe vendosjen e kurorave dhe luleve përpara Monumentit Rus. Lule u vendosën gjithashtu para..