Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”.
Që nga fillimi i armiqësive, centrali ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe është shkëputur nga rrjeti energjetik i Ukrainës më shumë se një herë. Rreth tij vazhdojnë luftimet, gjë që krijon rreziqe aksidenti. Kujtojmë se situata e nxehur rreth termocentralit u bë shkak që Misionii Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës të inspektojë objektin në terren në fillim të shtatorit. Edhe atëherë, ekspertët konstatuan një sërë shkeljesh në komponentët që garantojnë sigurinë bërthamore të centralit dhe kërkuan krijimin e një zone sigurie rreth tij. Sipas kreut të “Rosatom”, agjencia përsëri insistoi në përcaktimin e zonës, por kushtet ruse ishin që Ukraina të ndalonte granatimet dhe të mos përpiqej të rimarrë kontrollin e uzinës. Nga ana e saj, Rusia do të angazhohet të mos vendosë asnjë armë apo forcë sulmuese, vetëm mjete të mbrojtjes fizike dhe monitorimit të objektit.
Ideja e një zone sigurie rreth uzinës mbështetet edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili së fundmi njoftoi se është gati të ndërmjetësojë shkëmbimin e robërve të luftës nëse palët dëshirojnë.
Dje, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 50 robër lufte secila. Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga fillimi i luftës janë raportuar më shumë se 15 mijë persona të zhdukur.Muajt e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..
Para Këshillit të Ministrave u vendos një oktapod i madh rozë me fryrje. Me këtë veprim, “Greenpeace – Bulgaria” i bëri thirrje qeverisë të ratifikojë Marrëveshjen Ndërkombëtare të Oqeaneve të OKB-së. Bullgaria ishte ndër vendet e para që nënshkroi..
Partia “Lëvizja e Gjelbër” i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të respektojnë ligjet e BE-së, provat shkencore dhe kërkesat e qytetarëve, jo presionin e korporatave. “Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së i vitit 2023...
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..