Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”.
Që nga fillimi i armiqësive, centrali ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe është shkëputur nga rrjeti energjetik i Ukrainës më shumë se një herë. Rreth tij vazhdojnë luftimet, gjë që krijon rreziqe aksidenti. Kujtojmë se situata e nxehur rreth termocentralit u bë shkak që Misionii Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës të inspektojë objektin në terren në fillim të shtatorit. Edhe atëherë, ekspertët konstatuan një sërë shkeljesh në komponentët që garantojnë sigurinë bërthamore të centralit dhe kërkuan krijimin e një zone sigurie rreth tij. Sipas kreut të “Rosatom”, agjencia përsëri insistoi në përcaktimin e zonës, por kushtet ruse ishin që Ukraina të ndalonte granatimet dhe të mos përpiqej të rimarrë kontrollin e uzinës. Nga ana e saj, Rusia do të angazhohet të mos vendosë asnjë armë apo forcë sulmuese, vetëm mjete të mbrojtjes fizike dhe monitorimit të objektit.
Ideja e një zone sigurie rreth uzinës mbështetet edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili së fundmi njoftoi se është gati të ndërmjetësojë shkëmbimin e robërve të luftës nëse palët dëshirojnë.
Dje, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 50 robër lufte secila. Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga fillimi i luftës janë raportuar më shumë se 15 mijë persona të zhdukur.Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar..
Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë ankesën e koalicionit rreth Ahmed Dogan - "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS", kundër refuzimit të..
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme rifilloi zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhjet janë..