Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira. Deri në mëngjes në pjesën më të madhe të Bullgarisë Veriore do të bjerë borë e dobët, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1° dhe 4°, kurse maksimalet nga 3° deri 8°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 2°, ndërsa ajo maksimale rreth 7°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët, me erë dhe reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 11°-13°. Temperatura e ujit detar do të jetë 13°-14°. Lëvizja e detit do të jetë 3-4 ballë.
Mbi male do të mbajë vranësira dhe reshje bore, nën rreth 1200 m - reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindje, në zonat e larta dhe të hapura nga juglindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 2°.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..