Presidenti Rumen Radev shpalli sot në spitalin rajonal në Veliko Tërnovo fillimin e edicionit të 20 jubilar të nismës bamirëse “Krishtlindja Bullgare”. Ajo mbahet nën patronazhin e kreut të shtetit dhe mbështet fëmijët që kanë nevojë për diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim. Sivjet fushata 2022/2023, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2023, u është kushtuar fëmijëve me sëmundje të rralla gjenetike.
“Vitin e kaluar iniciativa arriti një buxhet rekord prej mbi 1.5 milionë euro. Ajo ndihmoi 517 fëmijë me sëmundje të rënda kronike dhe dhuroi pajisje në 22 spitale. “Krishtlindja Bullgare” nuk është thjesht një fushatë donacionesh, është diçka shumë më tepër. Na jep besim se jemi një shoqëri e qytetëruar e bazuar në vlerat humane”, tha Radev.
Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë, por me më shumë dialog dhe përpjekje diplomatike për t’u dhënë fund armiqësive. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pasi priti presidenten e..
Gjatë natës vende-vende do të ketë reshje kryesisht nga bora, më të theksuara në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, por nga veriu vranësirat do të fillojnë të ulen. Era veriperëndimore do të dobësohet. Të premten vetëm në mëngjes do të ketë..
Gjatë vizitës së saj në Ankara, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me homologun e saj turk, Fuat Oktaj. Të dy u bashkuan rreth qëndrimit se takimi mes presidentëve Rumen Radev dhe Rexhep Erdogan në fund të vitit 2022 i dha një shtysë të re..
Vranësirat do të rriten dhe trashen nga perëndimi rreth dhe pas mesditës së të enjtes . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi..
Qeveria teknike mori një vendim me të cilin miraton ofrimin e mundësisë për Bullgarinë për të zbatuar derogimin e veçantë nga Rregullorja e Këshillit..
Me 134 vota “pro”, 26 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi Popullor e shpalli Holodomorin - Urinë e Madhe në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid dhe..