Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve arriti të kthejë në vendin tonë një fëmijë një vjeç e gjysmë, shtetas bullgar, i braktisur në Ukrainë nga prindërit e tij biologjikë menjëherë pas lindjes. Ata kanë dhënë pëlqimin e noterizuar për birësim. Fëmija do të vendoset në një intitucion të përshtatshëm social, raportoi agjencia.
Argumenti i organit për kujdestari dhe mbrojtje në Kiev që ai të ketë një të ardhme në vendin tonë është se në kushtet e luftës, Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e tij.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe mirënjohëse për të gjitha institucionet dhe partnerët nga sektori joqeveritar se falë përpjekjeve të përbashkëta një fëmijë do të marrë kujdesin e nevojshëm në një mjedis mbështetës dhe të mbrojtur”, komentoi kryetarja e Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, Dr. Teodora Ivanova në Aeroportin e Sofjes.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..