Në një mbledhje 18-orëshe, deputetët (me votat e GERB-SDS, DPS dhe BSP) pranuan në leximin e dytë që votuesit ta ushtrojnë të drejtën e votës me fletëvotim në letër ose me makineri, por nuk arritën të votojnë për gjysmën e teksteve në Kodin Zgjedhor.
Vendimi përfundimtar është që në zgjedhjet e ardhshme të votohet si në letër ashtu edhe në makineri, ndërsa rezultatet të regjistrohen edhe në flash drive. Megjithatë, një protokoll nga makina nuk do të printohet dhe aplikimet për hapjen e një seksioni të ri zgjedhor jashtë vendit mbeten 40.
Parlamenti ra gjithashtu dakord që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’u sigurojë akses në kodin burimor dhe dokumentacionin e makinerive përfaqësuesve të partive dhe koalicioneve që morën më shumë se 4 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve..