Sheshi më i madh i patinazhit në Ballkan priti vizitorët e parë më 1 dhjetor. Ai ndodhet në Kopshtin e Borisit në Sofje dhe është ndërtuar sipas modelit të sheshit të akullit përballë ndërtesës së administratës lokale në Vjenë. Projekti u financua nga Bashkia e Kryeqytetit. Parku Kopshti i Borisit mbulon një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë dhe sipërfaqja e akullt është 3600 metra katrorë.
Janë ndërtuar edhe rrugica akulli 500 m të gjata dhe në të gjithë gjatësinë e tyre ka korniza të ndriçuara, duke krijuar një atmosferë festive. Rreth parkut të akullit është organizuar një pazar shumëngjyrësh Krishtlindjesh, në mënyrë që hapësira e njohur në zemër të Sofjes të ngjajë me një përrallë të vërtetë dimërore.
“Ideja jonë është që të tërheqim më shumë të rinj në ushtrimin e sporteve dimërore në një mjedis urban”, komentoi kryetari i Këshillit të Bashkisë së Kryeqytetit, Georgi Georgiev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Në datën e sotme përkujtimore - 27 janar, komuniteti botëror bën homazhe për viktimat e Holokaustit. Pikërisht në këtë ditë, në vitin 1945, ushtria sovjetike çliroi të mbijetuarit e paktë të kampit të përqendrimit Aushvic..
Duhen saktësisht tetëmbëdhjetë orë udhëtim nga Pllovdiv në Odesa për një botues, përkthyes, ish-deputet bullgar dhe mbrojtës të kauzës ukrainase, së bashku me mbështetësit e tij, që ndajnë të njejtat mendime, për të sjellë një rreze tjetër drite dhe..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 88-vjetorin e lindjes. Data lidhet me nënshkrimin, në vitin 1935, të një dekreti me të cilin Mbreti Boris III miratoi Urdhëresën-Ligji për Radion dhe e ktheu transmetimin radiofonik në pronë shtetërore...