Ka një rritje të numrit të njerëzve nga e gjithë Evropa që merren me trafikimin e migrantëve në territorin e Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur ministri i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev gjatë kontrollit parlamentar.
Sipas tij, më pak janë rastet me aktgjykime të plotfuqishme – më pak se 5 për qind e aktakuzave të paraqitura. Dënimet më të zakonshme janë dënimi me kusht dhe gjobë.
Që nga fillimi i vitit, u zbuluan më shumë se 2600 raste për të transferuar persona përmes kufirit bullgar. “Në mesin e tyre ka edhe qytetarë të Italisë dhe Polonisë, gjë që është për t’u habitur”, theksoi Demerxhiev. Sipas tij, shkak janë sanksionet e ulëta dhe fakti që jo të gjitha aktet janë të kriminalizuara.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 267 të shtruar në spitale, nga të cilët 37 janë në reanimacion...
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të..