Nga 1 janari, vetëm Kroacia do të pranohet në zonën Shengen, Bullgaria dhe Rumania mbeten jashtë zonës pa kontroll kufitar. Në votimin e sotëm në Këshillin e BE-së, Austria votoi “kundër” pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, kurse Holanda kundër Bullgarisë. 25 vende votuan në mbështetje të Bullgarisë. Më herët u bë e ditur se gjatë diskutimit Holanda kërkoi një raport të ri për Bullgarinë në kuadër të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit - një praktikë që Komisioni Evropian e ndaloi tre vjet më parë. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Bullgaria kurrë nuk ka pasur mbështetje më të madhe për Shengenin. Çështja do të ngrihet në takimet e ardhshme me Bashkimin Evropian, komentoi ministri i punëve të jashtme Nikollaj Milkov. Ai pret një vendim të ri pozitiv për pranimin e Bullgarisë në Shengen në mars.
Ministri i Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev i cilësoi si “politike” arsyet për votën negative për Bullgarinë nga Austria dhe Holanda. Sipas tij, vendimit të holandezëve i mungon konstruktivizmi. Ai shtoi se tani për tani nuk do të marrim masa përkatëse ndaj dy vendeve.
Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 60 raste me koronavirus nga 3009 testime të kryera. 2 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 57 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër..
Vranësirat do të rriten dhe trashen nga perëndimi rreth dhe pas mesditës së të enjtes . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat e ditës do të rriten pak më shumë dhe do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°,..
Qeveria teknike mori një vendim me të cilin miraton ofrimin e mundësisë për Bullgarinë për të zbatuar derogimin e veçantë nga Rregullorja e Këshillit (BE) për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë...
Kompania ruse “TVEL”, një degë e Rosatom, përmbushi në kohë programin e saj për vitin 2022 për furnizimin e karburantit bërthamor. Ne nuk kemi asnjë..
Gjatë natës , vranësira do të jetë e konsiderueshme, por vetëm në vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, do të bie borë e dobët. Era..
Gjatë Këshillit të Bashkimit Evropian për Bujqësinë dhe Peshkimin në Bruksel, zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev këmbënguli në masat e..