Muzeu i Shkencës dhe Industrisë i Çikagos është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në botë, me mbi 35 000 ekspozita. Këtë vit bëhen 8 dekada nga fillimi i një tradite të bukur atje – dekorimi i pemëve të Krishtlindjeve, si çdo vit numri i tyre rritet. Në vitin 2020 kishte 40 pemë, vitin tjetër - 53, dhe aktualisht - 57. Dekorimi është krijuar nga përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike në qytetin e erërave, dhe për të tretin vit me radhë ka edhe një pemë bullgare të Krishtlindjeve. "Këtë vit ekipi ynë e bëri shumë më shpejt dhe pema e Krishtlindjes tashmë është zbukuruar, duke treguar folklorin e pasur dhe trashëgiminë kulturore bullgare," thotë Anna Maria Bunev.
Pjesëmarrja e parë bullgare në një festë para Krishtlindjeve në muze ishte e ansamblit "Valle" në vitin 2012, kur për herë të parë para publikut vendas ia shfaqën bukurinë e valleve popullore dhe kostumeve kombëtare bullgare.
Ekspozita me 57 pemët e bukura të Krishtlindjeve mund të shikohet nga të gjithë banorët dhe mysafirët e Çikagos deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Anna Maria BunevGjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një..