Muzeu i Shkencës dhe Industrisë i Çikagos është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në botë, me mbi 35 000 ekspozita. Këtë vit bëhen 8 dekada nga fillimi i një tradite të bukur atje – dekorimi i pemëve të Krishtlindjeve, si çdo vit numri i tyre rritet. Në vitin 2020 kishte 40 pemë, vitin tjetër - 53, dhe aktualisht - 57. Dekorimi është krijuar nga përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike në qytetin e erërave, dhe për të tretin vit me radhë ka edhe një pemë bullgare të Krishtlindjeve. "Këtë vit ekipi ynë e bëri shumë më shpejt dhe pema e Krishtlindjes tashmë është zbukuruar, duke treguar folklorin e pasur dhe trashëgiminë kulturore bullgare," thotë Anna Maria Bunev.
Pjesëmarrja e parë bullgare në një festë para Krishtlindjeve në muze ishte e ansamblit "Valle" në vitin 2012, kur për herë të parë para publikut vendas ia shfaqën bukurinë e valleve popullore dhe kostumeve kombëtare bullgare.
Ekspozita me 57 pemët e bukura të Krishtlindjeve mund të shikohet nga të gjithë banorët dhe mysafirët e Çikagos deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Anna Maria BunevRepublika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..
Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia..