Gjatë natës së të premtes duke u gdhirë e shtunë do të mbajë vranësira dhe reshje të dobëta shiu në vende të veçanta në Bullgarinë perëndimore dhe jugore.
Të shtunën më 10 dhjetor do të mbajë mot kryesisht i vranët. Pas ndalimit të përkohshëm të reshjeve, në mbrëmje do të bien sërish reshje nga jugperëndimi, të cilët natën duke u gdhirë e diela do të përfshijnë të gjithë vendin. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor, e cila do të forcohet në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë e diela. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 14°.
Presioni atmosferik do të vijojë të ulet dhe do të jetë dukshëm më i ulët se mesatarja e muajit.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët. Do të ketë reshje nga shiu, mbi 2200-2300 metra - nga bora. Reshjet do të jenë më të theksuara në mbrëmje dhe gjatë natës së shtunës duke u gdhirë e diela. Do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 5°.
Ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, si dhe sindikata e policisë në vend, kërkuan kremtimin paqësor të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Dellçev..
Kabineti i dytë i Gëllëb Donev zyrtarisht mori detyrën. Kreu i shtetit Rumen Radev në një ceremoni zyrtare në Presidencë i prezantoi detyrat dhe prioritetet e qeverisë së përkohshme. Detyra kryesore e kabinetit të pestë zyrtar, të formuar nga Radev, do..
Gjatë natës dhe nesër në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe me erë. Në shumë vende në Bullgarinë Veriore dhe në malet do të ketë reshje kryesisht bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor dhe do të ketë..