Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 dhjetorin 2022

Mot i vranët me reshje

Foto: BGNES

Gjatë natës së të premtes duke u gdhirë e shtunë do të mbajë vranësira dhe reshje të dobëta shiu në vende të veçanta në Bullgarinë perëndimore dhe jugore.

Të shtunën më 10 dhjetor do të mbajë mot kryesisht i vranët. Pas ndalimit të përkohshëm të reshjeve, në mbrëmje do të bien sërish reshje nga jugperëndimi, të cilët natën duke u gdhirë e diela do të përfshijnë të gjithë vendin. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor, e cila do të forcohet në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë e diela. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 14°.

Presioni atmosferik do të vijojë të ulet dhe do të jetë dukshëm më i ulët se mesatarja e muajit.

zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët. Do të ketë reshje nga shiu, mbi 2200-2300 metra - nga bora. Reshjet do të jenë më të theksuara në mbrëmje dhe gjatë natës së shtunës duke u gdhirë e diela. Do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 5°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD