12 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, duan një ulje të konsiderueshme të tavanit të propozuar të çmimit për gazin rus, raportoi Bloomberg.
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë takim më 12 dhjetor për të kërkuar marrëveshje për sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit dhe ndarjen e 2 miliardë eurove për furnizime ushtarake për Ukrainën, raportoi Reuters. Mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa nga vendimet, duke përdorur taktikën e përshkruar nga diplomatët si "diplomaci shantazhi" për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara evropiane për Budapestin.
Të dielën, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi bisedime të njëpasnjëshme me presidentët e Turqisë Rexhep Erdogan, të Francës Emmanuel Macron dhe të SHBA-ve Joe Biden. Pas konsultimeve telefonike, Zelenski njoftoi se po vjen një takim i ri i G-7, në të cilin do të jetë e ftuar Ukraina. Zelenski pohon se ai "e ka ndier" dhe është optimist se vendet perëndimore po e marrin pozitivisht formulën e paqes të Ukrainës. Ai shtoi se do të punojë për organizimin e një takimi global për paqen, "i cili do ta bëjë realitet formulën ukrainase për paqen", raportoi UNIAN.Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në qytetin Kazanllëk, njoftuan organizatorët nga Vatra e Kulturës "Zhar 2002". Çdo vit, rituali mbledh së..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..