12 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, duan një ulje të konsiderueshme të tavanit të propozuar të çmimit për gazin rus, raportoi Bloomberg.
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë takim më 12 dhjetor për të kërkuar marrëveshje për sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit dhe ndarjen e 2 miliardë eurove për furnizime ushtarake për Ukrainën, raportoi Reuters. Mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa nga vendimet, duke përdorur taktikën e përshkruar nga diplomatët si "diplomaci shantazhi" për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara evropiane për Budapestin.
Të dielën, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi bisedime të njëpasnjëshme me presidentët e Turqisë Rexhep Erdogan, të Francës Emmanuel Macron dhe të SHBA-ve Joe Biden. Pas konsultimeve telefonike, Zelenski njoftoi se po vjen një takim i ri i G-7, në të cilin do të jetë e ftuar Ukraina. Zelenski pohon se ai "e ka ndier" dhe është optimist se vendet perëndimore po e marrin pozitivisht formulën e paqes të Ukrainës. Ai shtoi se do të punojë për organizimin e një takimi global për paqen, "i cili do ta bëjë realitet formulën ukrainase për paqen", raportoi UNIAN.Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..