Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëllëb Donev: Shpresoj që Bullgaria të ketë një qeveri sa më shpejt

Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Kryeministri nga qeveria e përkohshme Gëllëb Donev shprehu shpresë se Kuvendi i 48-të Popullor do të mbështesë projekt-kabinetin e propozuar nga kandidati i GERB-SDS për kryeministër Prof. Nikollaj Gabrovski.

"Tashmë dy muaj po e deklaroj dëshirën time të sinqertë që Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt. Shpresoj që projekt-kabineti i Prof Gabrovskit, ku janë përfshirë njerëz profesionistë në fushën e tyre, të zgjidhet së shpejti "Bullgaria duhet të ketë një qeveri të rregullt që do ta udhëheqë atë përmes krizave që e shoqërojnë në plan të brendshëm dhe ndërkombëtar," tha ai.

Me rastin e rritjes së propozuar nga Bulgargaz të çmimit prej 40% të gazit nga janari, Donev tha se edhe me këtë rritje çmimi do të mbetet brenda kufijve të asaj që biznesi e ka përcaktuar si të pranueshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Po, Bullgaria" dëshiron që PP-DB të mbështesë një qeveri me një mandat të tretë

Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..

botuar më 24-07-09 9.26.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria është përfaqësuar në Uashington nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..

botuar më 24-07-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD