Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rriten çmimet në nëntor, por raportohet një rënie e inflacionit vjetor

Foto: BGNES

Për të dytin muaj radhazi, inflacioni vjetor po ngadalësohet. Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se në nëntor inflacioni ka qenë 16.9 për qind. Një muaj më parë ajo kaloi 17% dhe në shtator arriti një rekord prej 18.7%. Inflacioni mujor për muajin nëntor ishte 0.8%. Rritje çmimesh raportohet për pothuajse të gjitha grupet e mallrave dhe shërbimeve, ku më e dukshme është rritja e çmimit të energjisë. Në muajin tetor, inflacioni mujor në Bullgari ishte 0,9 për qind krahasuar me një muaj më parë, ndërsa inflacioni vjetor, krahasuar me tetorin 2021, ishte 17,6 për qind.

Sipas indeksit të çmimeve për “shportën e vogël të konsumit”, në nëntor 2022 u regjistrua një rritje prej 1.4% në baza mujore dhe me 21.4% që nga fillimi i vitit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD