Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi ndërtimi i anijes patrulluese “Smeli”

Foto: navy.mod.bg

Në Uzinën e Riparimit të Anijeve “MTG-Delfin” pranë Varnës, në mënyrë simbolike filloi ndërtimi i anijes së dytë patrulluese të re për Marinën Bullgare. Një vit më parë u zhvillua ceremonia e prerjes së çelikut të bordit për të parën nga dy anijet e reja “Hrabri”. Një pjesë e konsiderueshme e bordit të saj tashmë u ndërtua.

“Anijet shumëfunksionale do të lejojnë flotën të kryejë të gjitha detyrat e mbrojtjes së interesave kombëtare detare dhe të marrë pjesë me sukses në operacionet dhe misionet aleate”, tha komandanti i flotës kundëradmirali Kirill Mihajllov.

“Hrabri” (Trimi) dhe “Smeli” (Guximi) janë 90 metra të gjatë me një zhvendosje prej 2300 tonësh. Ato janë bërë sipas dizajnit të Grupit NVL gjerman me një sistem të integruar të kontrollit luftarak. Përfundimi i “Hrabri” është i planifikuar për vitin 2025 ndërsa i  “Smeli” në vitin 2026.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD