Bullgaria i bashkohet Deklaratës për një të ardhme digjitale të besueshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Gjatë nënshkrimit të dokumentit, zëvendësministri i qeverisjes elektronike Bllagovest Kirillov theksoi se deklarata i kushton një rëndësi të veçantë digjitalizimit, si një proces me efekte të thella dhe transformuese në shoqëri dhe ekonomi. Dokumenti u miratua gjatë seancës përmbyllëse të Komitetit të Ekonomisë Digjitale, që po mbahet në Gran Canaria, Spanjë. Me deklaratën, shtetet angazhohen të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara për të promovuar një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm të mbështetur nga një internet i hapur dhe pa pagesë.
Në të njëjtën kohë sot, presidentët e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit nënshkruan deklaratën për të drejtat digjitale të të gjithë evropianëve.Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...