Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti më në fund miratoi dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov në Parlament
Foto: BGNES

Me 166 vota "pro" dhe 48 "kundër" nga "Vëzrazhdane" dhe BSP, deputetët pranuan në lexim të dytë dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov tha se Bullgaria nuk ka mundësi të japë armë të rënda, vetëm armë të lehtë dhe municione. Deljan Dobrev nga GERB tha se "lista e armëve që i janë dhënë Ukrainës është sekrete, sepse na vjen turp sa pak do të japim". Ai theksoi se vitin e kaluar Bullgaria ka prodhuar armë në vlerë prej 6 miliardë dollarësh, ndërsa tani ajo jep ndihmë vetëm për 20 milionë. Nga 240 deputetët, vetëm 25 janë njohur me listat se çfarë ndihme jepet, u bë e qartë gjatë debatit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD