Një urim për Krishtlindjet, një propozim martese apo një lajm për përfundimin e luftës... dhe e gjithë kjo e shkruar në një kartolinë pa zarf dhe pullë dhe e dërguar në një adresë. E kaluara duket se nuk është aq e largët sa mendojmë - na kujton ekspozita "Vernisazhi i kotësisë" e Muzeut Historik Rajonal - Kërxhali, e cila po viziton Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje.
Ekspozita paraqet koleksionin familjar të Katisha Ilievës me 137 kartolina bardh e zi dhe me ngjyra që mbulojnë periudhën nga viti 1913 deri në vitin 1931. Shumica e tyre janë nga koha e Luftës së Parë Botërore (1914-1918) dhe janë dërguar nga fronti – të ashtuquajturat “kartolina ushtarësh”. Me disa të tjera janë dërguar urime për festa si Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkët, festat e emrave, përfundimi i luftës, kurorëzimi i Mbretit Boris III etj.
Vetë kartolinat janë vepra të vogla arti dhe ekspozita është nisma e parë për t'i shfaqur ato pikërisht në këtë dritë. Ato janë një pasqyrim autentik i realitetit historik dhe i përditshmërisë, shijes dhe kotësisë njerëzore, thonë kuratorët. Shumica e eksponateve të përfshira janë nga shtëpi botuese evropiane, duke përfshirë ato nga Polonia, Çekia, Hungaria, Gjermania dhe Franca, por ka edhe nga ato bullgare. Dhe mesazhet në anën e pasme të çdo kartoline të bukur nga një shekull më parë pasqyrojnë shumëllojshmërinë e madhe të ndjenjave dhe përvojave njerëzore që përjetojmë edhe sot.
Ekspozita “Vernisazhi i Kotësisë” po e viziton Sofjen me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Muzeut Politeknik Kombëtar dhe mund të shikohet deri në mars 2023.
Më shumë fakte interesante në lidhje me traditën e kartolinave të Krishtlindjeve në Bullgari dhe atributet e tjera të detyrueshme të festës mund të lexoni në botimin "Kur është ndezur pema e parë me rastin e Vitit të Ri në Bullgari?" nga arkivi i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..