Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimi i gjuhës bullgare është i ndaluar në territoret e okupuara të Ukrainës

Rajna Manxhukova
Foto: BGNES

Në vendbanimet që janë nën pushtimin rus në Ukrainë, mësimi i gjuhës bullgare është i ndaluar, tha drejtoresha e Agjencisë për Bullgarët jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova. Ajo ishte e bindur se bullgarishtja mësohet në shkollat ​​ukrainase.

Fjalët e saj hedhin poshtë deklaratën e kreut të partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, se për vite me radhë gjuha bullgare nuk mësohet në shkollat ​​publike të Ukrainës dhe kjo ndodh vetëm në shkollat e së dielës në vend.

Raina Manxhukova tha gjithashtu se agjencia mban kontakte me komunitetet dhe organizatat bullgare në Ukrainë, si dhe me individë privatë. Megjithatë, ajo theksoi se jo çdo gjë që bën institucioni mund të bëhet publike në kushtet e luftës. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet lidhur me sinjalet e blerjes së votës

Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..

botuar më 24-10-31 12.09.MD

KQZ saktësoi se partisë “Veliçie” nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në parlament

21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..

botuar më 24-10-31 11.27.PD

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD