Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Mutafçieva-Meri: Dhurata më e çmuar janë ditët e lumtura me njerëzit tanë më të afërt

30 vjet eci rrugëve të mia në muzikë dhe çdo këngë është më e mira që mund të bëj në këtë moment, thotë këngëtarja për Radio Bullgarinë

Është sërish ajo kohë e vitit kur na pushton eksitimi i lidhur me një nga festat më të dashura - Krishtlindjet. Buzëqeshjet, përqafimet, të qeshurat, kërcitjet festive të gotave dhe dhuratat që “presin orën e tyre” janë pjesë e pandarë e emocionit të festës, por diçka ende mungon, apo jo? Kjo është muzika që si çdo gjë tjetër në këto ditë të lumtura ka një shije festive.

Në nëntor të vitit 2011, në një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare u interpretua për herë të parë një nga këngët emblematike të “Mary Boys Band” – “Dhurata më e shtrenjtë”. Historiku i kësaj kënge është shumë personal për vokalisten e grupit Maria Mutafçieva dhe mesazhi i saj është për personin më të afërt - bashkëshortin e saj Mirosllav në një periudhë të vështirë për të dhe familjen, e cila, fatmirësisht, tashmë u kapërcye.

“Dhurata më e shtrenjtë”, interpreton “Mary Boys Band”
“Çdo person, duke dëgjuar këngën, do të imagjinojë atmosferën e festës, dritat, por ajo që është më e rëndësishme - shkëlqimin në sytë e njerëzve. Personi pranë nesh është gjëja më e vlefshme në jetën tonë. Çdo person i vetëm është i pazëvendësueshëm dhe jashtëzakonisht i vlefshëm dhe duhet të ruhet, të kujdeset, të dashurohet. Dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur, nëse dikush është i çmuar për ne, ta mbajmë pranë nesh. Dhurata më e çmuar janë njerëzit që na rrethojnë.”

“Këngët duhet të jenë diçka që ne dëshirojmë të mbetet. Këtë qëndrim e kam ndaj çdo kënge që krijoj - të jetë më e mira që mund të krijoj në atë kohë” – thotë Meri dhe vazhdon:

Krijuesi i këngës duhet të udhëhiqet gjithmonë nga ideja se po bën diçka të rëndësishme dhe të vlefshme për çdo person. Është shumë e vështirë të gjesh një mesazh origjinal që dëshiron ta ndash me njerëzit dhe me të cilin ata mund të identifikohen.”

Me një koncert në ditëlindjen e saj - 10 shkurt të vitit të ardhshëm, në sallën “Bëllgaria” të kryeqytetit, Meri do të shënojë 3 dekada në skenë.

Kam 30 vjet që eci rrugëve të mia në muzikë - ndan ajo me buzëqeshje. – Nëse një person dëshiron të arrijë diçka, duhet të jetë gati për një maratonë, jo për vrapime në distanca të shkurtra. Ai duhet të dijë se puna e palodhur dhe këmbëngulja jo gjithmonë shpërblehen menjëherë, por herët a vonë, kjo ndodh.”

Të shkurtër, por afër shpirtit dhe ndjenjave të njerëzve, titujt dhe tekstet e këngëve janë një shenjë dalluese për “Mary Boy Band”, së bashku me meloditë e paharrueshme. Mesazhet e tyre janë veçanërisht të përshtatshme për të shprehur qëndrimin tonë ndaj një personi të afërt ose të dashur. Dhe urimet për shëndet, frymëzim dhe ditë të lumtura, bazuar në këngën me të njëjtin emër nga “Mary Boys Band”, dëgjohen në çdo takim të grupit me publikun e tij.

“Ditë të lumtura”, interpreton “Mary Boys Band”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/maryboysbandbg


Më shumë nga rubrika

Mësuesi shpirtëror Zor Alef: Bullgaria nuk është një vend i rastësishëm në Tokë

“Bullgaria është një nga pikat në botë ku janë përqendruar forcat shpirtërore” – tha shëruesi dhe mësuesi shpirtëror i famshëm Zor Alef. Ai lindi në Moskë, prej nga ishte babai i tij Aleksandër Rudenko - poet, shkrimtar dhe përkthyes rus, por..

botuar më 23-03-11 1.10.MD

Për misionin e transmetimit të pasurisë së gjuhës amtare

Sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas si një njohje e arritjeve ekonomike, politike dhe sociale të grave. Dhe megjithëse jetojmë në një botë të emancipuar ku barazia gjinore është një kusht dhe vlerë demokratike, gratë do të kenë gjithmonë një..

botuar më 23-03-08 7.15.PD

Operatori Asen Shopov – i suksesshëm në profesionin e tij në Çeki, por i dashuruar me Bullgarinë

Kush nuk e njeh qytetin tonë turistik bregdetar Sozopoll, kush nuk ka kaluar të paktën një herë në jetën e tij pushimet aty... Sozopoll, me shtëpitë e vjetra prej druri dhe rrugët e ngushta me kalldrëm që të çojnë drejt e në breg të detit, u bë..

botuar më 23-03-04 11.55.PD