Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet një vizitë e presidentit ukrainas në Uashington

Foto: Reuters

Më 21 dhjetor, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, njofton CNN, duke cituar dy burime të saj, një nga Policia Metropolitane. Pritet që ai të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Joe Biden.

Sipas REUTERS, Zelenski gjithashtu mund të mbajë një fjalim në Kapitol. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi u kërkoi të gjithë ligjvënësve që të jenë të pranishëm të mërkurën mbrëma në Kongresin Amerikan. Vizita përkon me synimin e administratës presidenciale për të dërguar një paketë të re ndihme ushtarake në Kiev në vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh. Pritet që Pentagoni të dërgojë një bateri të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, si dhe bomba ajrore të drejtuara shumë të sakta - JDAM - Joint Direct Attack Munition. Në fund të vitit, si pjesë e diskutimit të buxhetit federal, Kongresi do të miratojë gjithashtu ndarjen e 44.9 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën në vitin 2023.

Vizita do të jetë dalja e parë e Zelenskit nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus. Vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi për arsye sigurie është e mundur një ndryshim në orarin e planifikuar, tha një nga burimet.

Presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për televizionet TF1 dhe LCI njoftoi se Parisi do t’i dërgojë Ukrainës armë të reja vetëlëvizëse Cezar me rreze të gjatë 155 mm. Macron shtoi se bateritë e mbrojtjes ajrore Crotale tashmë u dërguan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.2 miliardë leva më shumë fonde për Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, rritje 8-9% e pensioneve vitin e ardhshëm

Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..

botuar më 24-12-09 12.01.MD

MPJ: Pesëmbëdhjetë bullgarë do të largohen sa më shpejt nga Siria

Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..

botuar më 24-12-09 11.01.PD
Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..

botuar më 24-12-09 8.54.PD