Dekreti për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë është shpallur në “Fletoren Zyrtare” dhe tashmë vendi ynë mund të dorëzojë armatimet e përshkruara në një listë konfidenciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Me nxjerrjen e dekretit, presidenti Rumen Radev refuzoi kërkesën e BSP-së që kreu i shtetit të vërë veton ndaj Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës për furnizimin me armë. Sipas ministrit në detyrë të mbrojtjes, Dimitër Stojanov, transporti do të kryhet me nëntë avionë transportues ushtarak amerikanë. Ndërkohë, në një konferencë, zëvendësministrja e mbrojtjes Katerina Gramatikova deklaroi se asnjë armë e vetme nuk është dërguar në Ukrainë para shpalljes së dekretit.
Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov njoftoi se operacioni logjistik për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën është duke u zhvilluar.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..