Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina kërkon që OKB të rishikojë statusin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Foto: ЕPA/BGNES - arkiv

Më 26 dhjetor, Ukraina do të diskutojë zyrtarisht në OKB çështjen e përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Ne kemi një pyetje shumë të thjeshtë: a ka Rusia të drejtën të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të jetë fare në OKB?” pyeti Ministri i Jashtëm Dmitro Kuleba para televizionit kombëtar ukrainas. Ai shtoi se çështja e vendit të përhershëm të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me të drejtën e vetos të mbajtur edhe nga SHBA, Britania, Franca dhe Kina, tashmë po diskutohet në qarqet diplomatike.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ruse ka parandaluar një sulm ukrainas me dron në bazën e Forcave Ajrore “Engels” në rajonin e Saratovit dhe tre ushtarakë janë vrarë kur mbeturinat kanë rënë nga mjeti ajror pa pilot. Sipas TASS, asnjë avion në bazë nuk është dëmtuar nga shpërthimet.

Për shkak të problemeve me municionet e artilerisë, forcat ruse kanë humbur pozicionet e tyre në zonën industriale të qytetit Bahmut, njoftoi Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD