Më 26 dhjetor, Ukraina do të diskutojë zyrtarisht në OKB çështjen e përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Ne kemi një pyetje shumë të thjeshtë: a ka Rusia të drejtën të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të jetë fare në OKB?” pyeti Ministri i Jashtëm Dmitro Kuleba para televizionit kombëtar ukrainas. Ai shtoi se çështja e vendit të përhershëm të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me të drejtën e vetos të mbajtur edhe nga SHBA, Britania, Franca dhe Kina, tashmë po diskutohet në qarqet diplomatike.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ruse ka parandaluar një sulm ukrainas me dron në bazën e Forcave Ajrore “Engels” në rajonin e Saratovit dhe tre ushtarakë janë vrarë kur mbeturinat kanë rënë nga mjeti ajror pa pilot. Sipas TASS, asnjë avion në bazë nuk është dëmtuar nga shpërthimet.
Për shkak të problemeve me municionet e artilerisë, forcat ruse kanë humbur pozicionet e tyre në zonën industriale të qytetit Bahmut, njoftoi Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..