Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Vezenkov nominohet për "Sportist të Ballkanit"

Aleksandër Vezenkov
Foto: Rojters

Basketbollisti i kombëtares bullgare Aleksandër Vezenkov është në Top 10 të renditjes "Sportisti i Ballkanit". Fituesi do të shpallet këtë javë. Në edicionin e 49-të të sondazhit marrin pjesë të gjitha agjencitë kombëtare të gadishullit. Me skuadrën bullgare, Vezenkov përfundoi si numri 1 në renditjen e ndeshjeve të fituara në Kampionatin Evropian, ndërsa në nivel klubesh u bë lojtari kryesor i skuadrës greke “Olimpiakos” dhe në finalen e katërt të Euroligës u zgjodh në ekipin ideal të turneut.

Mes të nominuarve janë basketbollistet Nikola Jokić dhe Giannis Antetokounmpo. Në Top 10 është edhe sensacioni rumun i notit David Popovici. Fituesi i Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe fituesi i medaljes së bronztë të Kupës së Botës 2022, Luka Modrić, është gjithashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me tenistin Novak Djokovic.

Më shumë nga rubrika

Bansko është organizator i Kampionatit Botëror të Snowboarding për të Rinj

Në vendpushimin Bansko drejtori i Federatës Ndërkombëtare të Skive, Peter Krogol  hapi Kampionatin Botëror të Snowboard-it për të rinjtë dhe të rejat. Garat e para fillojnë më 24 mars me një sllallom gjigand paralel. Snowboarders nga Australia,..

botuar më 23-03-24 10.33.PD

“Humbësja me fat” Tomova u kualifikua në turin e dytë në Miami

Viktoria Tomova u kualifikua në raundin e dytë të turneut të tenisit të serisë WTA1000 në Miami. Tenistja bullgare u largua në raundin e dytë të kualifikimeve pasi humbi 2:6, 3:6 nga Viktorija Golubic nga Zvicra, por gjithsesi mori një vend në shortin..

botuar më 23-03-22 11.41.PD

Bullgaria do të marrë pjesë në një turne në Argjentinë për persona me sindromën Down

Një gjimnast dhe katër atletë të gjimnastikës sportive do të përfaqësojnë Bullgarinë në garën më të madhe të Amerikës - "America Tri Games" për personat me sindromën Down, e cila do të mbahet në Argjentinë. Gara është pjesë e kalendarit sportiv të..

botuar më 23-03-21 3.38.MD