Fundi i vitit është një kohë për të bërë një bilanc. 2022-ta ishte një vit me shumë sprova që na rikthyen te vlerat e vërteta dhe na kujtuan rëndësinë e të qëndruarit lart mbi të gjitha. “Lart" titullohet një nga këngët më të njohura të grupit FSB.
Krijuar në mesin e viteve '70 nga Rumen Bojaxhiev, Konstantin Cekov dhe Aleksandër Baharov, formacioni “Studio Balkanton” u zhvillua si një nga grupet më të rëndësishme të rok-ut bullgar. Në përbërjen e tij janë edhe Petër Sllavov dhe Ivan Leçev, më vonë dhe Ivajllo Krajçovski. Ata kanë fituar një sërë çmimesh, duke përfshirë çmimin Grammy për aranzhimin dhe prodhimin e këngës "Ciellito Lindo", përfshirë në albumin "I'm Never Gonna Change" nga José Feliciano (1990), çmimin “Grupi i Vitit” (1989) , çmimin për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e kulturës bullgare (2000), medaljen "Shekulli i Artë" - për kontribut të shquar në kulturën bullgare (2010) dhe shumë të tjera.
Krijimtaria e tyre ka spikatur gjithmonë me kritere të larta artistike, ndër të cilat është përzgjedhja pa kompromis e teksteve. Poezia e shkrimtarit të njohur bullgar Evtim Evtimov ka një rol të padiskutueshëm në suksesin e këngës "Lart", me muzikë të Rumen Bojaxhiev dhe Konstantin Cekov:
Lart, lart, lart
Qëndro lart
Mbi zili dhe fyerje
Mbi thashethemet e vogla
Lart, lart, lart
Mbi zili dhe fyerje
Lart, lart, lart
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...