Rindërtimi i Ukrainës pas luftës do të jetë projekti më i madh ekonomik në Evropë, tha presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij vjetor në Verhovna Rada, informoi DPA. Ai u kërkoi ligjvënësve të miratojnë ligje për të tërhequr investitorët e huaj dhe shtoi se ka diskutuar për rimëkëmbjen e vendit me drejtorin e kompanisë amerikane të investimeve Blackrock Larry Fink. Zelenski gjithashtu theksoi synime të tjera - refugjatët të kthehen në Ukrainë; vendi të marrë përsëri të gjithë robërit e luftës. Në fjalimin e tij, presidenti vuri në dukje se industria ukrainase e armëve është një nga më të zhvilluarat në botë dhe se detyra e saj është të kontribuojë në rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas tij, në vitet e ardhshme vendi do të shpenzojë mbi 30 miliardë dollarë për mbrojtje.
Kanë mbetur vetëm disa civilë në qytetin Bahmut, që ndodhet në rajonin e Doneckut, shkroi më herët Volodimir Zelenski në Facebook, raportoi France Press. Muajt e fundit, qyteti, dikur i banuar nga 70 000 njerëz, është kthyer në një arenë luftimesh të ashpra. “Nuk ka vend në Bahmut i cili të mos jetë i mbuluar me gjak, nuk ka orë në të cilën të mos kumbojë gjëmimi i tmerrshëm i artilerisë”, ka shkruar presidenti ukrainas dhe postimin e tij e ka shoqëruar me foto të rrënimit të qytetit.
Rusia ka shtuar sulmet në qytetin Herson gati gjashtë javë pasi u pushtua nga forcat ukrainase. Më shumë se 25 vendbanime rreth Hersonit dhe Zaporizhie u granatuan - ka viktima dhe dëmtime në infrastrukturën civile, sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase.
Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin e rajoneve Doneck, Lugansk, Zaporozhie dhe Herson, të cilat tashmë janë pjesë e Federatës Ruse, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë planin e paqes prej 10 pikash të presidentit ukrainas, që parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës (pra nga të gjitha territoret e pushtuara që nga viti 2014). Moska ka siguruar se është e gatshme të negociojë me Kievin, por nuk sheh një dëshirë nga ana e tij, vëren Reuters. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington citoi ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov të ketë thënë se Rusia do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje ushtarake të konfliktit derisa qeveria ukrainase të kapitullojë para kushteve të saj.Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..