Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia vazhdon sulmet ajrore kundër objektivave civile në Ukrainë

Foto: BGNES

Pas sulmit masiv të së enjtes me dron dhe raketë kundër Ukrainës, sulmet ruse vazhduan herët të premten me sulme me dron kundër Kievit dhe objektivave në rajonet Dniepropetrovska dhe Zaporozhie. 40% e banorëve të kryeqytetit ukrainas janë sërish pa energji elektrike.

Është e mundur që pushtuesit rusë të përdorin sërish granatimet masive në ditët në vijim për të detyruar ukrainasit ta presin vitin 2023 në errësirë. Këtë e bëri të ditur Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional.

Më e vështira mbetet situata në frontin në Bahmut, Soledar dhe në të gjithë linjën në rajonin e Doneckut, vuri në dukje presidenti ukrainas. Sipas tij, rusët nuk kanë hequr dorë nga ideja e tyre e "çmendur" për të pushtuar rajonin e Doneckut para Vitit të Ri.

Një këshilltar i presidentit ukrainas ka thënë se rreth 15 000 ushtarë dhe civilë janë të zhdukur pas pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse në fund të shkurtit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD

NATO dhe BE uruan Bullgarinë për 3 Marsin

Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..

botuar më 25-03-03 4.47.MD