Pas sulmit masiv të së enjtes me dron dhe raketë kundër Ukrainës, sulmet ruse vazhduan herët të premten me sulme me dron kundër Kievit dhe objektivave në rajonet Dniepropetrovska dhe Zaporozhie. 40% e banorëve të kryeqytetit ukrainas janë sërish pa energji elektrike.
Është e mundur që pushtuesit rusë të përdorin sërish granatimet masive në ditët në vijim për të detyruar ukrainasit ta presin vitin 2023 në errësirë. Këtë e bëri të ditur Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional.
Më e vështira mbetet situata në frontin në Bahmut, Soledar dhe në të gjithë linjën në rajonin e Doneckut, vuri në dukje presidenti ukrainas. Sipas tij, rusët nuk kanë hequr dorë nga ideja e tyre e "çmendur" për të pushtuar rajonin e Doneckut para Vitit të Ri.
Një këshilltar i presidentit ukrainas ka thënë se rreth 15 000 ushtarë dhe civilë janë të zhdukur pas pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse në fund të shkurtit.Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..