Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Dita e fundit e vitit do të jetë e ngrohtë

Foto: BGNES

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Para mesditës në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë mjegull, ose vranësira të pjesshme. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperatura maksimale do të jetë nga 11 deri në 16 gradë, pak më e ulët në zonat me mjegull të vazhdueshme. Në kryeqytet temperatura do të jetë deri në 11°.

Mbi Detin e Zi moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 10-13°. Temperatura e ujit të detit është 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Në lartësinë 1200 m do të jetë 10°, në 2000 m deri në 3°.

Ditën e Vitit të Ri në mesnatë do të jetë e qetë me temperatura ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje rreth 3°. Dita e parë e vitit 2023 do të jetë edhe më e ngrohtë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Atanas Zaprjanov

140 milionë leva janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake vitin e kaluar

Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..

botuar më 25-01-10 3.22.MD

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri inspekton trafikun që kalon përmes Urës së Danubit në Ruse

Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...

botuar më 25-01-10 12.23.MD