Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Vezenkov është sportisti i vitit në Bullgari

Foto: ЕПА/БГНЕС

Basketbollisti Aleksandër Vezenkov u shpall Sportisti i Vitit në Bullgari pasi fitoi në sondazhin tradicional midis gazetarëve sportivë në vend. Në edicionin e 65-të të renditjes prestigjioze, treshen prestigjioze e plotësojnë mundësit Kirill Millov dhe skiatori Albert Popov. Sportistët më të mirë vendas u përcaktuan me votat e 102 gazetarëve aktivë në fushën e sportit nga 40 media.

Sportisti Nr. 1 me aftësi të kufizuara është Georgi Ivanov, sërish basketbollist, në ekipin tonë kombëtar të basketbollit me karrige me rrota, i cili e merr statujën me 250 pikë. Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike fitoi vendin e parë në kategorinë "Skuadra e Vitit" me 630 pikë. Trajnerja e tyre Vesella Dimitrova për herë të katërt fitoi titullin në sondazhin tradicional të gazetës “Trud” – “Trajneri i Vitit”. Treshja e skuadrave të para plotësohet nga kombëtarja e basketbollit (meshkuj) - 160 pikë dhe ekipi i notit në stafetë 4x200 metra me 120 pikë.

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi finlandezin Emil Ruusuvuori me 7:6, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të kampionatit të hapur francez dhe vazhdon në turne pa humbur asnjë set. Kundërshtari i tij i radhës do të jetë gjermani Daniel Altmaier, i..

botuar më 23-06-02 10.53.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov e nisi me fitore bindëse pjesëmarrjen në Paris

Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit në Grand Slam, Roland Garros, duke mposhtur kazakistanin Timofej Skatov me 6:0, 6:3, 6:2. Rusi i lindur në vitin 2001, që luan për Kazakistanin, është në vendin e 147-të në..

botuar më 23-05-31 1.32.MD
Eddie Penev, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Sportive

Një bullgar nga SHBA fitoi medalje të artë në Kupën e Botës në Gjimnastikën Sportive

Këtë fundjavë Eddie Penev fitoi medaljen e artë në dysheme nga Kupa e Botës në Gjimnastikën Sportive në Varna, Bullgari. Bullgari, i cili jeton dhe stërvitet në SHBA, e realizoi kombinimin e tij në nivel të lartë, për të cilin u vlerësua me 14.366..

botuar më 23-05-29 12.58.MD