Gjatë gjithë natës, që nga ora 20:00 e datës 2 janar, njerëzit po presin në radhë para hyrjes qendrore të Bankës Popullore Bullgare - BNB për të blerë monedhën përkujtimore për 175 vjetorin e lindjes së poetit dhe revolucionarit Hristo Botev.
Shumë nga ata që prеsin kanë ardhur nga provinca. Të gjithë personat fizikë dhe juridikë mund të blejnë vetëm 1 monedhë dhe kjo mund të ndodhë vetëm personalisht. Kjo është monedha e parë përkujtimore për vitin 2023 nga seria “Rilindja Bullgare”. Monedha e argjendit me prerje 10 leva (5.11 euro) shitet për 114 leva (58.3 euro).
BNB kujton se Hristo Botev është paraqitur në monedhat përkujtimore bullgare dhe kartëmonedha. Më shumë se 120 monumente në Bullgari dhe në mbarë botën i kushtohen atij - nga Argjentina, përmes Francës dhe Austrisë, në Turqi, Rumani dhe Rusi. Emrin e tij e mbajnë vendbanimet dhe majat, rrugët e bulevardet, shkollat dhe vatrat e kulturës në mbarë vendin.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..