Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti turk do të përpiqet sërish të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti turk Erdogan
Foto: REUTERS

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bisedojë më 4 janar me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, tha zëdhënësi i liderit turk Ibrahim Kalin për televizionin turk NTV. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha gjithashtu se Putin po planifikon një bisedë me Erdoganin, raportoi Interfax.

Evgeni Prigozhin, udhëheqësi i ushtrisë private ruse "Wagner" i njohur si "kuzhinieri i Putinit" po përgatit informacione për të fajësuar dështimet e paraushtarakëve të tij nën Bahmut, duke akuzuar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, bëri të ditur Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA – ISW.

Në fjalimin e tij të rregullt të mesnatës, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Kanadasë. Ai i ka informuar ata se Rusia po përgatis një ofensivë tjetër me trupat e sapomobilizuara, të përqendruara në Belgorod dhe Kursk. Zelenski u ka kërkuar partnerëve perëndimorë që të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës në mënyrë që të arrihet te "disfata përfundimtare e shtetit terrorist", raportoi agjencia zyrtare ukrainase UNIAN.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lëvizja e Gjelbër” kërkon që shteti të mbrojë bletët nga kimikatet e rrezikshme

Partia “Lëvizja e Gjelbër” i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të respektojnë ligjet e BE-së, provat shkencore dhe kërkesat e qytetarëve, jo presionin e korporatave. “Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së i vitit 2023...

botuar më 25-03-04 10.46.PD

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD