Në qytetin Tokmak, rajoni Zaporozhсe, i pushtuar nga forcat ruse, gjatë një sulmi ukrainas dje, më 4 janar, më shumë se 80 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas përfaqësuesve të administratës ruse në rajonin e Zaporozhie, sulmi ukrainas ishte drejtuar kundër spitalit rajonal të Tokmak, ku një mjek ushtarak dhe disa pacientë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar gjithashtu disa sulme në shkallë të gjerë kundër forcave ruse ditët e fundit. Kievi bëri të ditur se një sulm në një strehë ushtarake ruse në Makeevka në rajonin e Doneckut ka vrarë 400 ushtarë armiq ndërsa një sulm tjetër në fshatin Çulakovka në rajonin Herson ka vrarë 500.
Nga ana e saj, Moska raportoi të paktën 89 të vdekur nga bombardimet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, rusët kanë bombarduar një zonë të qytetit të Kurahovos në rajonin e Doneckut. Si pasojë e goditjeve është dëmtuar rrjeti i transmetimit të nxehtësisë, dëmtime ka pasur edhe në objekte, por nuk ka të lënduar.
Oleksij Danillov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në front në shkurt.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..