Një kompani bullgare, prodhuese satelitësh, njoftoi lëshimin me sukses në orbitë të nanosatelitit Platform-2. Nanosateliti bullgar fluturoi në orbitën e Tokës në fluturimin e parë orbital të vitit 2023 realizuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, së bashku me 113 satelitë të tjerë nga 24 vende.
Sipas informacioneve nga 24 orët e fundit, në vitin 2023 është planifikuar të lëshohet në hapësirë sateliti bullgar i telekomunikacionit BalkanSat, i cili duhet të ofrojë shërbime për sektorin publik dhe privat përmes sistemit BalkanSat 30B. Rrjeti do të sigurojë komunikime në territorin e Bullgarisë dhe do të mund të përdoret nga administrata shtetërore dhe komunale, ministritë e forcës, siguria nga zjarri, mbrojtja civile, spitalet dhe të tjera.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..